Aksident i rëndë, përplaset me karrotrecin, humb jetën drejtuesi i automjetit

E publikuar: 30/09/2017 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur minutat e fundit në rrugën dytësore që lidh fshatin Fllakë me Shijakut, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Redi Hoxha, 34 vjeç.

Ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A. M që drejtonte një karrotrec.

Sipas dinamikës së ngjarjes mjeti tip Benz është përplasur me karrotrecin ndërkohë që po punohet për të nxjerrë shkaqet e këtij aksidenti.