Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, vdes një person

E publikuar: 15/03/2015 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale Mitrovicë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete.

Policia njofton se në bazë të raporteve preliminare nga vendi i ngjarjes aksidenti është shkaktuar si pasojë e moskujdesit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ngasësi i veturës “Fiat Brava”, e cila kishte goditur përballë veturën tjetër te tipit “’VW Touran’’, raporton KTV.

Tre personat e lënduar në këtë aksident pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar, transmeton Koha.net.

Ndërsa policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona të dyshuar, si dhe ka ndëshkuar 825 kundërvajtës në trafik për mosrespektim të ligjit të komunikacionit rrugor.