Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur – dy të lënduar dërgohen në QKUK

E publikuar: 15/11/2019 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhanë të Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:11.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në F.sh.Lluzhanë në magjistralen Podujeve-Prishtine. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njesia e zjarrfiksave. Në orën 14:30 kemi pranuar nje konfirmim nga njesitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lenduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. /Lajmi.net/