Aksident i rëndë në Bardhosh, vdes një person

E publikuar: 28/04/2015 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12 e 10 minuta në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh.

Një persona ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes i ka deklaruar Gazetës Tribuna se një veturë e tipit “Nisan” është vetaksidentuar, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Njësiti për hetimin e aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit./Gazeta Tribuna/