Aksident fatal në Podujevë (Foto)

E publikuar: 28/06/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person rreth moshës 60-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është goditur sonte nga një veturë në Podujevë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën “Fitorja” në Podujevë.Të aksidentuarit i është dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente.

Gjithashtu raportohet se i lënduari nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marruara dhe vdekja është konstatuar në këtë qendër nga mjeku kujdestar.