Akrepi helmues doli prej dollapit të aeroplanit, lëvizte mbi kokat e udhëtarëve të tmerruar (Video)

E publikuar: 16/02/2019 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse jeni në mesin e atyre që kanë një liste me gjëra, prej të cilave frikësohen kur udhëtojnë me aeroplan, më mirë të mos e shikoni këtë ndodhi.

Udhëtarët që po fluturonin me një aeroplan nga Xhakarta për në Pekanbaru, u tmerruan kur mbi koka iu lëvizte një akrep helmues, transmeton Telegrafi.

Të parët që panë krijesën e rrezikshme, me gjatësi mbi dhjetë centimetra, ikin me shpejtësi prej karrigeve, teksa të tjerët rrinin në distancë.

Stafi i aeroplanit e hapën dollapin, në përpjekje që ta kapin, por akrepi ishte më i shpejtë dhe arriti të fshihej. Ende nuk prej nga erdhi akrepi, ndërsa besohet se atë po e transportonte dikush në mënyrë ilegale.

Zyrtarë të kompanisë ajrore, kanë hedhur poshtë mundësinë që aeroplani është mbajtur i hapur dhe atëherë akrepi ka hyrë brenda, teksa kanë nisur pastrimin e detajuar, për ta gjetur se ku ndodhet. /Telegrafi/