AKR-ja reagon ndaj padisë së PDK-së për Komunën e Prishtinës

E publikuar: 31/08/2017 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi i Asambleistëve të AKR-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me kallzimin penal nga Dega e PDK-së në Prishtinë për Drejtorin e AKR-së Besart Vllahinja.

Në reagimin e AKR0-së thuhët se Aleanca Kosova e Re, si pjesë e qeverisjes lokale në qytetin e Prishtinës ka dhënë kontributin e vet në zhbllokimin e jetës institucionale në kryeqytet duke i dhënë primatin interesit të qytetarit.

Ky është njoftimi i plotë:

Dega e PDK-së në Prishtinë, marketing politik me shpifje

Subjekti ynë politik AKR dhe anëtarët tanë janë dëshmuar që gjatë qeverisjes, si në pushtetin lokal edhe në ate qëndror, kartë kryesore kemi pasur qeverisjen e bazuar në ligj dhe transparencë.

Aleanca Kosova e Re, si pjesë e qeverisjes lokale në qytetin e Prishtinës ka dhënë kontributin e vet në zhbllokimin e jetës institucionale në kryeqytet duke i dhënë primatin interesit të qytetarit.

AKR në Komunën e Prishtinës udhëheq me dy drejtori, Drejtorinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Bujqësisë.

Drejtorët tanë, edhe pse për një periudhë të shkurtër kohore, kanë performuar sukseshëm me dikasteret përkatëse. Këtë e dëshmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë nga afër punën e Komunës së Prishtinës, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku trajtohet vecanërisht puna e drejtorive përkatëse, si dhe ç’është më e rëndësishmja, vlerësimi i qytetarëve.

Dega e PDK-së në Prishtinë i jep vetes të drejtë që të shërbehet me të pavërteta dhe shpifje në adresë të Drejtorit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, z.Besart Vllahinja, mbase sa për të përmbushur obligimin partiak, të bërit opozitë në kryeqytet edhe përmes shpifjeve për punësime pa procedura. Për të treguar pjesën humoristike të kallëzimit penal të depozituar sot në Prokurinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), drejtori për kulturë akuzohet për punësim të gjoja aktivistëve të partive tjera.

E kuptojmë rolin e opozitës dhe panikun e tyre. E kuptojmë edhe se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe se kritikat e bëra nga PDK, kanë për qëllim fushatën, por nuk është opozitarizëm të shërbehesh me shpifje dhe insinuata.

Grupi i Asambleistëve në Komunën e Prishtinës si dhe drejtorët nga radhët e AKR-së do të vazhdojnë punën me përkushtim në interes të qytetit dhe qytetarëve. I bëjmë thirrje organeve të Prokurorisë të mos ndikohet politikisht, por të veproj sipas ligjit dhe kushtetutës.

Grupi i Asambleistëve Aleanca Kosova e Re – Prishtinë

31/08/2017