AKR-ja e Pacollit, kërcënon koalicionin PAN

E publikuar: 22/02/2018 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, pas dështimit të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ka nisur kërcënimet ndaj koalicionit qeverisës për dalje nga ai.

Vet kryetari i kësaj partie Behgjet Pacolli, i cili në qeverinë Haradinaj mbanë ty poste, atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, kohë më parë kishte thënë se nëse ky koalicion nuk arrin të ratifikojë demarkacionin nuk ka kuptim që të vazhdojë.

Por, pas seancës së sotme në të cilën në rend dite ishte marrëveshja për demarkacionin, e cila u shty për të premten ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ai në facebook ka shkruar se nëse kjo legjislaturë nuk arrin ta ratifikojë demarkacionin, atëherë duhet të shpërbehet urgjentisht, shkruan lajmi.net.

“Nëse nuk arrijmë te ratifikojmë demarkacionin, tashme edhe me marrëveshje për përmirësimin e gabimeve eventuale, atëherë kjo legjislature duhet te shpërndahet, urgjentisht”, ka shkruari ai.

Edhe gjatë seancës së sotme, pati një zënke mes Pacollit dhe Pal Lekaj të AAK-së. Siç ka raportuar lajmi.net kjo përplasje mes tyre ka qenë rreth demarkacionit, ku Pacolli i ka thënë Lekajt se “nuk kanë qare pa e ratifikuar demarkacionin”.

Pacolli gjatë ditës ka dalë kundër vendimit edhe të ndryshimit të trasesë së autostradës së Gjilanit.

Ai ka thënë se në marrëveshjen për koalicionin ishte dakorduar me kryeministrin Haradinaj se traseja nuk do të ndryshohet.

AKR kishte hyrë në koalicionin me PAN-in, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, edhe pse ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Hyrja e AKR-së në koalicion me PAN-in, kishte mundësuar që të arrihet votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë./Lajmi.net/