AKK’ja nis hetimet për ngritje të çmimeve në markete e barnatore

E publikuar: 12/03/2020 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me ngritjen e çmimeve nëpër marketet e vendit, raporton Express.

Kryetari i AKK’së, Valon Prestershi ka bërë me dije se inspektorët hetues nga sot do të jenë të mobilizuar për të kryer hetime lidhur me këtë rast.

“Ju njoftoj se inspektorët hetues të Autoritetit të Konkurrencës do të jenë të mobilizuar nga dita e sotme për të kryer hetime lidhur me këtë rast,” ka thënë ai.

“Ju njoftoj se inspektorët hetues të Autoritetit të Konkurrencës do të jenë të mobilizuar nga dita e sotme për të kryer hetime lidhur me këtë rast,” ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se në këto rrethana, AKK do të fillojë një shqyrtim të hetimit paraprak të situatës.

Sipas tij, në këtë fazë, AKK grumbullon të dhëna të detajuara nga operatorët e tregut dhe institucionet kompetente, siç janë Doganat, ATK e të tjera, para se të marrë një vendim për fillimin e procedurës hetimore.

Sipas Prestreshit, AKK do të vlerësojë të gjitha faktet për të parë nëse kompanitë kanë bërë shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës duke kryer sjellje anti-konkurruese, gjë që do ta bëntë Autoritetin të marrë vendime të përshtatshme me situatën.