Akili triumfon, siguron çerekfinalen në Botëror

E publikuar: 22/09/2018 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror.

Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik në Baku të Azerbajxhanit.

Pejani fitoi me lehtësi ndaj kundërshtarit hungarez Magner Mendes në rrethin e tretë.

Më pas ai u përball me Miklos Ungvari nga Hungaria, duke e mposhtur.

Tash Akili u kualifikua në çerekfinale dhe përballet ndaj kazakut, Smagulov.

Xhudisti jonë bën gara në kategorinë deri -73 kilogramë. /Telegrafi/