Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, tani lufton për medaljen e Bronztë

E publikuar: 09/02/2019 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akil Gjakova nuk ka arritur të sigurojë finalen në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti nga Kosova është mposhtur në gjysmëfinale nga xhudisti i Mongolisë, Tsend-Ochir.

Por Gjakova do të ketë një mundësi tjetër që të marrë medalje, pasi do të luftojë për vendin e tretë e cila i siguron garuesve medaljen e bronztë.

Kujtojmë që në Grand Slamin e Parisit ishte pjesëmarrëse edhe Nora Gjakova që u eliminua në raundin e parë.

Ndërkohë Distria Krasniqi ka siguruar finalen në këtë Grand Slam. /Telegrafi/