Akil Gjakova largohet nga Grand Prix pa medalje

E publikuar: 07/04/2018 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjekë rrugën e Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Fjolla Kelmendit, për të fituar medalje në Grand Prix të Antalyas.

Xhudisti ynë në kategorinë -73 kg, u mposhtë në çerekfinale nga koreani Changrim Ann, pas një lufte të pakompromisë.

Më pas, Akili u ndalë edhe në repesazh nga Mohamad Mohammadi i Iranit.

Paraprakisht, Akili kishte fituar dy luftëra ndaj Rysmambetovin (Kirgiz) dhe Khojazoda (Tagjikistan).

Hyrja në mesin e tetë më të mirëve nga 36 garues, vlerësohet sukses.

Nesër (të dielën) garon Loriana Kuka. /KOK/