AKI: Situata e sigurisë nën kontroll

E publikuar: 29/02/2016 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i AKI-së Agron Selimaj, para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare për Inteligjencë (AKI), ka raportuar për situatën e sigurisë në vend.

E anëtarë të këtij komisioni, pas përfundimit të takimit, thanë se situata e sigurisë në vend, është nën kontroll.

Duda Balje, zëvendëskryetare e këtij komisioni, tha se kanë marrë informatat të bollshme nga shefi i AKI-së, sa i përket sigurisë në vend.

Ndërsa, tha se është biseduar dhe për ngjarjet e fundit të ndodhura në ditën kur është zgjedhur presidenti i vendit, duke pohuar se gjithçka është nën kontroll, raporton KP.

“Sipas informatave, sipas drejtorit gjendja e sigurisë në Kosovë në këto momente është nën kontroll. Nuk kemi tash për tash prej anës së dikujt diçka keq. Edhe numri i kosovarëve në luftën e Irakut zvogëlohet me kohën. Kemi pasur një takim me shumë informata….Vetëm për situatën politike tash se a përcjellën prej anës së AKI-së, çka ka ndodh dhe në ditën kur kemi zgjedh presidentin. Krejt është nën kontroll. AKI ka informata. AKI nuk ka shumë punë me politikë, por sa i përket informatave mes policisë dhe institucioneve, është në rregull”, theksoi Balje.