AKEP synon përmirësimin e tarifave celulare për emigrantët

E publikuar: 24/04/2019 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, që paguajnë emigrantët shqiptarë janë 27 herë më të larta se tarifat lokale. AKEP synon të rregullojë tarifat e shumicës për terminimin e thirrjeve ndërkombëtare me efekt te tarifat e pakicës që paguajnë bashkeatdhetarët tanë për thirrje drejt numrave celularë në Shqipëri.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronik dhe Postare (AKEP) ka hartuar dhe publikuar për konsultim një analize të telefonisë celulare për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare duke shtuar në të edhe terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare. Këto të fundit kanë qenë të përfshira në një dokument më të hershëm të diskutuar dhe miratuar më vete nga ana e AKEP por që më pas vendimi u shfuqizua.

Kjo i hapi rrugë procesit të rikryerjes së analizës në një sërë tregjesh dhe duke pasur në thelb parimin se tarifat e terminimit mund të axhustohen sipas kostos. AKEP ka kërkuar nga palët e tregut që të japin komentet e tyre mbi një sërë elementësh duke nisur nga terminimi i thirrjeve duke aplikuar një model të pastër LRIC apo të qëndrohet tek tarifat që ka miratuar tetorin e shkuar.

Po kështu ka kërkuar komente mbi përdorimin e metodës së benchmarkut apo të presë konkluzionet e Modelit të Kostove me ekspertizë ndërkombëtare për të ndërmarrë korrigjimet e nevojshme pas konkluzioneve të modelit në fillim të vitit 2020. Masat rregullatore dhe opsionet për tregun e terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare janë gjithashtu pjesë e diskutimit.

Analiza e tregut përfshihen edhe thirrjet ndërkombëtare

Analiza ka parë në detaj peshën që kanë thirrjet hyrëse ndëkrombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara të operatorëve cecularë në vitet 2014-2018 peshën e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në të ardhurat totale nga terminimi dhe peshen e te ardhurave nga terminimi i thirrjeve kombetare ne totalin e te ardhurave të operatoreve celularë (retail plus ëholesale) në vitet 2014-2017.

Nga analiza që iu është bërë këtyre elementëve ka rezultuar pesha e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare në totalin e thirrjeve të terminuara është reduktuar ndjeshëm për shkak rënies së trafikut hyrës ndërkombëtar por më shumë për shkak të rritjes së ndejshme të trafikut off-net. Pesha e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare në totalin e të ardhurave nga terminimi është në nivel mesataren rreth 51% në vitin 2018, rreth 52% në vitin 2017 dhe rreth 63% në vitin 2016, një rënie e ndjeshme kjo në krahasim me rreth 81% në vitin 2014 dhe rreth 82% në vitin 2015; Nga ana tjetër MTR ndërkombëtare gjatë vitit 2018 ka ka shënuar rënie në krahasim me periudhën paraardhëse duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2015, megjithatë ky tregues është shumë më i lartë se tarifa e terminimit të thirrjeve kombëtare. Edhe treguesi mesatar i ponderuar (kombëtar dhe ndërkombëtar) 2.87 lek/minutë është gati dy fish më i lartë se MTR kombëtar (1.48 për tre operatorët në 2015-2018) sipas AKEP.

Masat rregullatore on net vs off net

Lidhur me masat rregullatore on net vs off net AKEP vlerëson se kjo masë duhet të mbetet në fuqi vetëm për sipërmarrësin me fuqi të ndjeshme në tregun me shumicë të akses origjinimit Vodafone Albania dhe të hiqet për dy sipërmarrësit e tjerë Telekom dhe Albtelecom. “Ky ndryshim do t’i jepte mundësinë dy operatorëve konkurrent të sipërmarrësit me fuqi të ndjeshme në treg të shtonin presionin konkurrues nëpërmjet ofrimit të më shumë minutave dhe sms brenda rrjetit për abonentët e tyre dhe në këtë mënyrë të rrisnin pjesët e tregut dhe të ulej shkalla e përqendrimit të tregut” thuhet në dokument. /Monitor