AKEP këshillon përdoruesit rreth skemave të mashtrimit me thirrjet telefonike

11.07.2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AKEP këshillon përdoruesit rreth skemave të mashtrimit me thirrjet telefonike

Në vijim të shqetësimeve të ngritura kohët e fundit në Shqipëri për skemën mashtruese të përdorur me thirrjet telefonike nga numra me prefiks ndërkombëtar, AKEP jep sqarimet dhe këshillat e mëposhtme për konsumatorët për këtë cështje.

Nëse keni thirrje të humbura në aparatin tuaj celular nga numra të cilët nuk i njihni (me prefiks ndërkombëtar) duhet të kini kujdes para se të ktheni thirrjen drejt këtyre numrave. Kjo për shkak se ka shumë mundësi të bini pre e skemave mashtruese të thirrjeve të humbura, duke rezultuar në fatura të larta për përdoruesit me paspagim apo harxhim shumë të shpejtë të krediteve të përdoruesve me parapagim.

Cfarë është dhe si funksionon skema e mashtrimit të thirrjeve të humbura?

Skema mashtruese e thirrjeve të humbura në industrinë e telekomunikacioneve njihet me emra të ndryshëm si ‘missed call scam’, ‘Wangiri scam’ apo ‘one ring scam’.

Këto skema mashtruese përdorin sisteme automatike për të gjeneruar thirrje (mijëra thirrje në minutë) kryesisht drejt numrave celulare, por edhe drejt numrave fiks. Thirrja zakonisht zgjat shumë pak duke rënë një herë apo dy herë zilja e telefonit dhe më pas thirrja ndërpritet dhe regjistrohet si thirrje e humbur në aparatin tuaj celular (apo dhe fiks). Thirrje të tilla gjenerohen automatikisht nga pajisje dhe qëllimi nuk është komunikimi me ju por regjistrimi i telefonatës si thirrje e humbur dhe që më pas ju nga sjellja normale/kureshtja për thirrjet e humbura të kryeni një telefonatë drejt këtij numri (call back).

Nëse ju ktheni thirrjen drejt këtyre numrave mundësitë më të mëdha janë që do të dëgjoni një mesazh sekretarie telefonike (në gjuhë të huaj) apo nuk do të dëgjoni sinjal të lidhjes së thirrjes, ndërkohë që realisht lidhja është realizuar (connected) dhe aparati fillon të masë kohëzgjatjen e thirrjes.  Në këto raste ju jeni duke kryer një telefonatë me cmim shumë të lartë për minutë duke rezultuar në faturë shumë të lartë për përdorues me kontratë (paspagim) ose harxhim shumë të shpejtë të krediteve për përdorues me parapagim. Kostoja për përdoruesin është shumë e lartë edhe për thirrje shumë të shkurtra drejt këtyre numrave.

Madje nëse ktheni thirrjen edhe një herë të vetme drejt një numri të tillë, mundësitë janë që do merrni shumë thirrje të tilla dhe nga numra të tjerë të ngjashëm. Edhe nëse pajtimtari nëpërmjet funksioneve të aparatit celular bllokon telefonatat nga një numër i tillë, mundësitë janë që do të merreni në telefon nga një numër tjetër i ngjashëm.

Thirrje të tilla shfaqen kryesisht me prefikse ndërkombëtare dhe gjeneruesit e këtyre thirrjeve shpresojnë që të ktheni thirrjen drejt këtyre numrave për të përfituar në mënyrë mashtruese prej jush.

Gjeneruesit e thirjeve të tilla përdorin prefikse ndërkombëtare të ndryshme si +249, +252, +212, +370, +371 etj që iu përkasin shteteve kryesisht në Afrikë apo Karaibe por dhe në vende Evropiane. Shpesh gjeneruesit e tyre tjetërsojnë dhe numrat dhe prefikset duke e bërë të vështirë gjurmimin e tyre dhe ndalimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Cfarë duhet të bëni nëse merrni thirrje nga numra të tillë apo ktheni thirrjet drejt këtyre numrave?

Në rast se merrni një thirrje nga një numër i panjohur me prefiks ndërkombëtar, në mënyë që të jeni të mbrojtur nga mashtrimi dhe dëmi financiar:

  1. Mos i’u përgjigjni thirrjeve nga numra të tillë.
  2. Mos ktheni thirrjen drejt këtyre numrave që i’u shfaqen në listën e thirrjeve të humbura (missed calls);
  3. Kontaktoni sa më shpejt operatorin e rrjetit tuaj në numrat e kujdesit të klientit dhe/ose pikat e shitjes së tij duke raportuar numrin/numrat e dyshuar;
  4. Kontaktoni AKEP nëpërmjet:
    1. Emailit: [email protected]
    2. Telefonit: +35542259571
    3. Postës: Rruga ‘Reshit Collaku’, Tirane.

AKEP ju këshillon të kontaktoni/raportoni këto numra tek operatori sa më shpejt, sidomos nëse keni rënë viktimë duke kryer thirrje drejt këtyre numrave, dhe njëkohësisht duke dhënë detaje:

  • Numrin/numrat e dyshuar që ju ka marrë/apo që keni marrë në telefon dhe kohën e telefonatës;
  • Numrin tuaj të telefonit dhe mënyrën e kontaktimit tuaj.

Për të parandaluar kryerjen pa dashje të telefonatave drejt këtyre numrave, duhet të fshini (delete) numrin/numrat e dyshuar nga lista e thirrjeve të humbura (missed calls log).

Gjithashtu ju mund të bllokoni të gjitha thirrjet dalëse ndërkombëtare dhe/ose drejt numrave me vlerë të shtuar, duke kontaktuar me operatorin e rrjetit tuaj.

Cfarë mund të bëjë operatori i rrjetit tuaj?

Operatorët marrin masa për mbrojtjen nga telefonata të tilla apo skema të tjera mashtruese nëpërmjet sistemeve anti-fraud në rrjetet e tyre për identifikimin e rritjeve anormale të thirrjeve drejt destinacioneve me kosto shumë të larta (premium rate) apo numra jashtë standardit (numra të cuditshëm) si dhe bllokimi/kufizimi i thirrjeve hyrëse dhe dalëse drejt numrave të tillë gjenerues të thirrjeve mashtruese.

Megjithatë, pavarësisht masave mbrojtëse dhe monitoruese të ndërmarra nga operatorët në Shqipëri dhe në vende të tjera, thirrje dhe skema të tilla mashtruese vijojnë të ekzistojnë. Për këtë arsye në shumë raste lufta ndaj skemave të tilla bazohet dhe në raportimet e pajtimtarëve dhe adresimi individual i tyre kryhet rast pas rasti.

Raportimi i këtyre numrave ndihmon operatorët për të marrë masat e nevojshme për të rritur mbrojtjen e pajtimtarëve nga telefonata të tilla si dhe për parandalimin e pagesave drejt këtyre numrave dhe rimbursimin e mundshëm të pajtimtarëve që bien viktima të këtyre thirrjeve.

Në rast se raportimi për thirrjet e kryera drejt këtyre numrave kryhet në kohën e duhur, operatori i rrjetit ka mundësinë të pezullojë pagesat e interkoneksionit drejt numrit të dyshuar dhe në rast se vërtetohet si mashtrim edhe të mos kryejë këtë pagesë dhe të rimbursojë pajtimtarin për dëmin e shkaktuar. Gjithsesi, vlen të theksohet se gjurmimi i këtyre thirrjeve deri në origjinën e tyre shpesh është i vështirë dhe kërkon kohë, pasi midis operatorit të rrjetit dhe rrjeteve nga gjenerohen këto thirrje ka shumë hallka interkoneksioni dhe palë të përfshira.

Operatori me marrjen e informacionit nga pajtimtari ka mundësinë të bllokojë thirrjet hyrëse dhe dalëse drejt këtyre numrave, duke mbrojtur pajtimtarin raportues por edhe pajtimtarët e tjerë.

Pra me marrjen e ankesës/informacionit nga pajtimtari për një/disa numra të tillë, operatori përcjell informacionin nga departamentet e marrdhënieve me klientin (apo pikat e shitjes) tek departamentet e tjera si interkoneksioni apo anti-fraud për të hetuar cështjen dhe marrë masat përkatëse.

Cfarë mund të bëjë AKEP?

AKEP me marrjen e informacionit nga pajtimtari për thirrje të tilla i kërkon operatorit të rrjetit investigimin individual të rastit dhe gjetjen e një zgjidhje:

  •         – Bllokim të numrit/numrave të tillë për thirrjet hyrëse/dalëse;
  •        – Pezullim të pagesave të interkoneksionit drejt numrit të dyshuar dhe në rast se vërtetohet si mashtrim edhe të mos kryejë këtë pagesë dhe të rimbursojë pajtimtarin për dëmin e shkaktuar.

Informacioni i mbledhur për këto numra (seri numerike) që rezultojnë pjesë e skemave mashtruese, shpërndahet nga AKEP tek operatorët e tjerë me qëllim bllokimin e thirrjeve hyrëse/dalëse nga/drejt këtyre numrave nga të gjithë operatorët, pra mbrojtjen e pajtimtarëve të të gjitha rrjeteve celulare (edhe fikse sipas rastit). AKEP sipas rastit gjithashtu mund të njoftojë organet kopetente ne Shqipëri dhe bashkëpunojë me organe homloge në vendet përkatëse për të marrë masat për këtë përdorim dhe aktivitet të paligjshme të lidhur me seritë numerike dhe dëmtim të interesave të konsumatorit Shqiptar.

Ndërkohë, AKEP është duke punuar për të adresuar dhe shqetësime të tjera të konsumatorit në lidhje me thirrjet telefonike si thirrjet e padëshiruara për qëllime marketing, shfaqjen e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare me prefiks kombëtar (tjëtërsim i CLI) etj, dhe së shpejti do të nxjerrë aktet/dokumentat përkatëse me qëllim mbrojtjen sa më të mirë të konsumatorit që është një nga prioritetet kryesore të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të AKEP për vitin 2018.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Kimpembe, ideja e Juves për mbrojtje

Kimpembe, ideja e Juves për mbrojtje

Meshkuj, harroni viagrat, kjo vitaminë ju tërbon në seks

Meshkuj, harroni viagrat, kjo vitaminë ju tërbon në seks

Pjesëtarët e fisit të lashtë maskohen si skelet, frikësojnë armiqtë dhe dukuritë e padëshirueshme (Foto)

Pjesëtarët e fisit të lashtë maskohen si skelet, frikësojnë armiqtë dhe dukuritë e padëshirueshme (Foto)

Agjenti i Ruganit, Torchia: Chelsea e kërkoi, por ai nuk dëshironte largimin

Agjenti i Ruganit, Torchia: Chelsea e kërkoi, por ai nuk dëshironte largimin

Samsung do të prodhojë procesorë Exynos jo vetëm për telefonët por edhe makinat

Samsung do të prodhojë procesorë Exynos jo vetëm për telefonët por edhe makinat

Këta janë 22 artistët që konkurojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Këta janë 22 artistët që konkurojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Interi e ka gati ofertën për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

Interi e ka gati ofertën për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

Era edhe me një bashkëpunim të ri ndërkombëtar

Era edhe me një bashkëpunim të ri ndërkombëtar

Smartfoni në madhësinë e një karte krediti që po çmend përdoruesit

Smartfoni në madhësinë e një karte krediti që po çmend përdoruesit

Prisnin të shihnin trupin e të miturit, por kur hapën arkivolin panë se kishte krejt diçka tjetër (Foto)

Prisnin të shihnin trupin e të miturit, por kur hapën arkivolin panë se kishte krejt diçka tjetër (Foto)

A është e prishur çokollata nëse ka shtresë të bardhë: Si ta identifikoni çokollatën e mirë

A është e prishur çokollata nëse ka shtresë të bardhë: Si ta identifikoni çokollatën e mirë

Prishtina demolon Cherkaski Mavpyn në Europe Cup

Prishtina demolon Cherkaski Mavpyn në Europe Cup

U shkurorëzuan 40 vite më parë, çifti rimartohet përsëri (Foto)

U shkurorëzuan 40 vite më parë, çifti rimartohet përsëri (Foto)

Ministri Serb: Blerja e Telekom Albania nga Telekomi i Serbisë nuk përbën kërcënim

Ministri Serb: Blerja e Telekom Albania nga Telekomi i Serbisë nuk përbën kërcënim

Dana White: Khabib do të mbetet në UFC

Dana White: Khabib do të mbetet në UFC