AKEP do të monitorojë mbulimin me 4G edhe në zonat me popullsi të ulët

E publikuar: 18/05/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimit broadband në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes së arritur midis operatorëve celulare aktualë, AKEP bëri me dije se vitin e shkuar, janë kryer matje në disa prej zonave turistike gjatë vitit 2018 dhe do të kryhen matje edhe përgjatë vitit 2019 për verifikimin e ekzistencës së mbulimit me rrjet dhe përmirësimit të saj, në zonat që nuk ka mbulim të mirë.

AKEP bëri me dije, se deri në fund të 2018:

1.Nga investimet e përbashkëta të operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i  shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:

  • Vermosh Qendër, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
  • Valbona Qendër, në fund të vitit 2018, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
  • Gërmenj
  • Kepi i Rodonit
  • Shkopet
  • Grykë Nokë

2.Nga bashkëpunimi dhe koordinimi midis operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:

  • Qafë Shtam
  • Lura Fshat
  • Qafa eVishës
  • Thethi
  • Gorica
  • TriPorti(Vlorë)

“Risi për vitin 2018 ka qënë monitorimi i zonave të thella rurale për të gjitha bashkitë ku janë evidentuar zona me probleme në ofrimin e shërbimeve broadband dhe në dakortësi me operatorët celulare janë kërkuar investime të reja përgjatë viteve 2019-2020. Do të duhet një monitorim i mëtejshëm të mbulimit me rrjet edhe të zonave me dendësi të ulët popullsie”-thekson AKEP në një raport të fundit.

AKEP ka bërë me dije edhe se, gjatë vitit 2019, do të ofrohen kushte të favorshme për Investitorët; Nxitje e konkurrencës; Mbrojtje e konsumatorit; Efikasitet i brendshëm i AKEP dhe bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. /PCWorld Albanian