Akademia e arteve mbuloi statujat e zhveshura, shkaku i vizitës së disa priftërinjve (Foto)

E publikuar: 24/08/2018 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të vizitës së paralajmëruar të disa priftërinjve, një akademi e arteve të bukura në Rusi, i ka mbuluar statujat e zhveshura me materiale.

Megjithëse ky veprim është pëlqyer prej shërbyesve fetarë, njohësit e artit e konsideruan si të tepruar dhe shumë banale, transmeton Telegrafi.

“Janë statuja të lashta që i kanë mbijetuar kohës, nuk bën të jetë objekt turpi për disa priftërinj”, ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, zyrtarët kishtarë e kundërshtuar vendimin e mbulesës, duke thënë se priftërinjtë duhet të mos bien në provokim dhe të mos kërkojnë mbulime të tilla në ndonjë galeri. /Telegrafi/