Akademia e Anderlechtit fshihet pas suksesit të Belgjikës – Tetë futbollistë në kombëtare, kanë shënuar më shumë gola se gjithë ekipi i Brazilit

E publikuar: 05/07/2018 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Belgjikës po korre suksese të vazhdueshme dhe është njëri nga pretendentet kryesor për të fituar trofeun e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Belgjika ka kaluar grupin si lider, duke lënë pas vete Anglinë, Tunizinë dhe Panamanë, pasi pati tri fitore nga tri ndeshje.

Në 1/8-tën e Kupës së Botës, Belgjika hasi në vështirësi pasi mposhti Japoninë mes vështirëve me rezultat 3-2.

Belgjika (Getty Images)

Në çerekfinale belgët e shohin veten përball Brazilit, ndeshje në letër e vështirë, por me gjasa të barabarta për të dyja kombëtaret.

Megjithatë, pas suksesit dhe rezultateve pozitive të Belgjikës fshihet akademia e klubit më të trofeshëm belg, Anderlechtit.

Romelu Lukaku

Kombëtarja e Belgjikës në ekipin e tyre ka plot tetë futbollistë të dalë nga akademia e Anderlechtit apo plot 35 për qind të futbollistëve.

Vincent Kompany

Vincent Kompany, Youri Tielemans, Dries Mertens, Romelu Lukaku, Michy Batshuayi, Marouane Fellaini, Leander Dendoncker and Adnan Januzaj janë futbollistët e dalë nga akademia e Anderlechtit.

Një fakt interesant në Kupën e Botës është se ish-futbollistët e Anderlechtit kanë shënuar më shumë gola se e gjithë kombëtarja e Brazilit, me të cilët do ndeshen në çerekfinale. /Telegrafi/