Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

22.10.2019 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Akademia Diplomatike fillon trajnimin intensiv për diplomatë të rinj

Pesëmbëdhjetë zyrtarë të rinj diplomatikë dhe zyrtarë të rinj civilë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), të martën, filluan trajnimin intensiv i cili ka për qëllim ngritjen e shkathtësive të tyre përpara se të angazhohen që të shërbejnë në misionet përkatëse diplomatike dhe konsullore të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Hapjen e trajnimit, i cili do të jetë 20 ditorë, e bëri drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, z.Fatmir Haxholli. Ai tha se trajnimi i organizuar nga Akademia Diplomatike dhe mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të forcojë më shumë kapacitetet e Kosovës për të mbrojtur dhe promovuar interesat shtetërore dhe për të marrë pjesë në mënyre efektive në ambientin ndërkombëtar.

z.Haxholli tha se ky është një moment i rëndësishëm meqë, siç tha ai, programi nëpër të cilin do të kalojnë diplomatët e rinj është gjithpërfshirës, i dalë si rezultat i konsultimeve brenda Ministrisë, sugjerimeve prej akterëve të shoqërisë civile që monitorojnë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsultimeve me njohës të zhvillimeve në politikën e jashtme dhe diplomaci dhe është i bazuar edhe te modelet e shumta të akademive të vendeve të zhvilluara e demokratike.

“Është nderë ta mbani titullin Diplomatë të Rinjë të Republikës së Kosovës, në kuptimin e gradës, edhe pse juve nuk jeni të rinjë në atë që posedoni dhe përfaqësoni. Prandaj uroj që në një të ardhme të afërt do të keni mundësinë që të dëshmoni me sukses aftësitë dhe shkatësitë tuaja në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”, u tha të diplomatëve të rinj drejtori i Akademisë Diplomatike, z.Haxholli.

I pranishëm në hapjen e këtij trajnimi ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z.Fitim Sadiku, i cili qysh në fillim të fjalës së tij tha se ky do të jetë një nga trajnimet në vazhden e trajnimeve të tjera që do të organizohen nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës. Ai tha se Akademia Diplomatike do të vazhdojë të lidhë marrëveshje me akademi të tjera diplomatike me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertëve më të mirë që do të kontribuojnë në forcimin e shkathtësive të diplomatëve të rinj

“Nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë trajnimin edhe të kategorive të tjera të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të zyrtarëve të mesëm e të lartë, përfshi edhe pjesën menaxheriale. E theksoj këtë, pasi në ditët e sotme, kohën e zhvillimeve të jashtëzakonshme në të gjitha fushat e jetës, në veçanti në fushën e komunikimit, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ngelim mbrapa, por të mësojmë në vazhdimësi në mënyrë që të hecim në hap me të tjerët”, tha z.Sadiku, i cili më pas mbajti edhe një ligjeratë për strukturën organizative dhe funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Në këtë trajnim 20 ditorë do të ligjerojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të ambasadave dhe konsullatave të huaja në Kosovë, si dhe ekspertë ndërkombëtar dhe vendor. Ndërsa diplomatët e rinj pritet që nga ky trajnim të arrijnë të kuptojnë rëndësinë e koordinimit dhe përfaqësimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës si dhe të marrin njohuritë themelore lidhur me përfaqësimin e interesave të shtetit të Kosovës jashtë vendit, duke përfshirë shërbimin konsullor dhe përfaqësimin diplomatik nga ambasadat e akredituara në vendet e ndryshme me të cilat Republika e Kosovës ka marrëdhënie diplomatike.​

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BQK-ja do të “sqarojë” rritjen e tarifave para protestave të paralajmëruara

BQK-ja do të “sqarojë” rritjen e tarifave para protestave të paralajmëruara

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”