Ajeti drejt rikthimit te Frosinone

E publikuar: 08/07/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Pas huazimit një vjeçar te Crotone, Ajeti është rikthyer tek skuadra e Torinos që mban kartonin e tij.

Por mbrojtësi shqiptar nuk është në planet e Torinos që i ka bërë me dije të kërkojë skuadër të re.

Së fundmi garës për transferimin e Ajetit iu ka bashkangjitur ish-skuadra e tij Frosinone.

Të rikthyer në Serie A, Frosinone beson në cilësitë e Ajetit dhe po kërkon transferimin e tij.

24-vjeçari shkëlqimin më të madh në Serie A e pati pikërisht me Frosinonen pas transferimin në vitin 2015.

Sipas medieve italiane, Frosinone ka fituar garën për shqiptarin dhe pritet transferimi i tij gjatë javës së ardhshme.

Në garë për Ajetin mbetet edhe skuadra e njohur gjermane, Freiburg. /Telegrafi/