Ajdarevic shënon me kokë, shpëton AEK-un nga humbja (Video)

E publikuar: 16/02/2018 02:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e famshme greke AEK Athinë ka barazuar në ndeshjen e parë të 1/16-të së finales në Ligën e Evropës.

Ekipi nga kryeqyteti i Greqisë kishte përballë skuadrën ukrainase Dynamo Kiev.

Dynamo ishte në epërsi nga pjesa e parë me golin e shënuar nga Tsygankov.

E për AEK-un në minutën e 79-të u inkuadrua në lojë edhe mesfushori shqiptar, Astrit Ajdarevic.

Reprezentuesit të Shqipërisë i ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për të shënuar.

Ajdarevic shënoi një gol të bukur me kokë për t’i siguruar barazimin skuadrës së tij 1-1.

Ndeshja kthyese mes Dynamo Kiev dhe AEK Athinë do të zhvillohet pas një jave në Ukrainë.

Ky ishte goli i parë për Ajdarevicin këtë edicion në Ligën e Evropës. /Telegrafi/