Ajaxi fiton klasiken ndaj Feynoord-it

E publikuar: 07/02/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajaxi Amsterdamit rikthehet te fitorja në Eredivisie dhe e bën dicka të tillë duke mundur 2-1 Feynoord-in në klasiken e futbollit holandez. Në Amsterdam Arena përballë një Feynoordi në krizë të thellë skuadra e Frank De Beor tregoi më shumë dëshirë, për të marrë në fund një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull. Nga ana tjetër kjo ishte disfata e 6-të rresht për formacionin nga Roterdami që vazhdon kështu rënien e lirë në kampionat, me trajnerin Giovanni Van Bronckhorst që tashmë mund të ndihet seriozisht i rrezikuar.

Gjithsesi në Amsterdam Arena ishte miqtë ata që zhbllokuan shifrat teksa në minutën e 13-të Toornstra mposhti portierin e vendasve Cillessen. Por avantazhi i Feynoord-it nuk zgjati shumë sepse, në të 21-tën Ajaxi barazoi shifrat me talentin gjerman Amin Younes. Me shifrat 1-1 përfundoi pjesa e parë, ndërkohë për ti dhënë epërsinë skuadrës së Frank De Boer, mendoi Bazoer që në minutën e 65-të mposhti për herë të dytë në këtë përballje portierin e Feynoord-it Keneth Vermeer. 3 minuta më pas harkëtarët patën mundësinë ideale për të vulosur fitoren por serbi Gudelj gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në kryeqytetin e Holandës gjithcka u mbyll me fitoren 2-1 të Ajaxit që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 52 pikëve.