Airbnb sjell rezervimet e restoranteve krahas banesave me qira

E publikuar: 30/09/2017 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Airbnb, startupi i njohur i banesave me qira, vendosi të zgjerohet tek rezervimet e restoranteve si pjesë e planeve për tu shndërruar në një kompani e udhëtarëve si Priceline Group dhe Expedia.

Me anë të uebsajtit të Airbnb dhe aplikacionit mobil, përdoruesit mund të rezervojnë tavolina në 650 restorante fillimisht në SHBA tha kompania javën e kaluar.

Shërbimi i ri shndërron Airbnb më shumë në një Priceline, kompani e cila zotëron OpenTable, uebsajtin dhe aplikacionin lider në këtë industri.

Megjithatë kompania nuk dha informacion rreth këtij modeli biznesi dhe sesi do të përfitojë. Por angazhimi i përdoruesve vetëm se do të rritet.

Kur përdoruesit e Airbnb të rezervojnë një shtëpi, ato mund të rregullojnë edhe ushqimin e tyre gjatë udhëtimit.

Që nga 2008-ta kur debutoi, Airbnb është shndërruar në aplikacionin e preferuar të udhëtarëve të cilët kërkojnë një vend për të qëndruar.

Kompania investoi 13 milion dollar në aplikacionin Resy vitin e kaluar. Është pikërisht ky shërbim që do të mundësojë rezervimin për përdoruesit e Airbnb. /PCWorld Albanian