AI: Shtetet e Ballakanit po abuzojnë me migrantët

E publikuar: 07/07/2015 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata Amnesty International ka akuzuar vendet e Ballkanit se kanë keqtrajtuar migrantët teksa ata kanë kaluar nëpër territoret e tyre, për të mbërritur në vendet e Bashkimit Evropian, duke thënë se ndaj personave që po ikin nga luftërat “në mënyrë të turpshme” nuk gëzojnë kujdesje.

“Mijëra refugjatë, azilkërkues dhe migrantë- në mesin e tyre edhe fëmijë- janë duke ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm përmes Ballkanit dhe janë duke vuajtur nga abuzimi dhe grabitja e bandave, para syve të autoriteteve”, thuhet në raportin e grupit për të drejtat e njeriut.

Migrantët që po ikin nga luftërat, varfëria janë “turpshëm nuk gëzojnë kujdesin e sistemit të azilkërkimit dhe migracionit të BE-së, gjë e cila i lë ata në territorin e Serbisë dhe maqedonisë pa asnjë mbrotje”, thuhet tutje në raport.

“Numri në rritje i refugjatëve që janë të bllokuar në tokën e askujt në Ballkan, po e rritë presionin ndaj Serbisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Gauri van Gulik, zëvendës drejtor i Amnesty për Evropë dhe Azi Qendrore.

Ai u ka bërë thirrje shteteve në Ballkan “që të strehojnë refugjatët dhe migrantët që askush në BE duket se nuk dëshiron t’i pranojë”.

Shumë migrantë i kanë thënë Amnesty International se janë detyruar të paguajnë policisë rryshfet mbi 100 euro, për të kaluar nëpër shtetet e Ballakanit.

Muajin e kaluar, policia serbe ka arrestuar 29 zyrtarë të saj policorë dhe 9 policë kufitarë, të cilët dyshohen për korrupsion dhe abuzim me postën zyrtare. Ata po akuzohen se kanë marrë rryshfet nga migrantët për t’ia mundësuar kalimin e kufirit me Hungarinë.