Ahmeti voton gjysmë ore para se të mbyllen vendvotimet

E publikuar: 21/01/2018 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur sot zgjedhjet e brendshme. Për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është paraqitur vetëm një kandidaturë, ajo e Albin Kurtit. Vendvotimet në Kosovë janë hapur në orën 10 dhe procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19.

Por, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti votoi vetëm gjysmë ore para se të mbyllën vendvotimet për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Muajt e fundit, kjo Lëvizje është përballur me probleme të shumta të brendshme. Ky subjekt është ndarë në dy taborre, ata që kanë përkrahur kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të këtij subjekti dhe ata që e kanë kundërshtuar kandidimin e tij për këtë pozitë.

Drejtues të strukturave të larta të kësaj partie, kanë dhënë dorëheqje, përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, Visar Ymerin dhe nënkryetarin, Dardan Sejdiu, si dhe një numër tjetër të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës./ Insajderi.com