Ahmeti: U kërkuan 260 mijë euro për dy kamionë, ne gjetëm zgjidhje me 32 mijë (Foto)

E publikuar: 30/07/2015 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nga sot janë futur në funksion kontejnerët nëntokësorë në Prishtinë. Sipas tij, në vend që me buxhetin prej 260 mijë eurove që ishin ndarë nga qeverisja e vitit 2013 për blerjen e dy kamionëve, tani janë modifikuar katër ekzistues për vetëm 32 mijë euro, ndërsa tani do të fillohet me fushatën e aktivizimit të tyre, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka shkruar në profilin e tij në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Ne fushaten e vitit 2013 qeverisja e atehershme komunale hapi disa gropa neper qytet shpejte per kontejnere nentokesore. Por nuk ishte menduar mbledhja e mbeturinave sepse komuna nuk kishte as kamione per zbrazjen e tyre.
Shume shpejte verejtem se ishin ndare 260 mije euro ne buxhet per vetem dy kamione edhe pse nuk kishte ndonje specifikim per te.

Sot kemi kenaqesine per te lajmeruar funksionalizimin e kontejnereve nentokesore ne komunen e Prishtines. Ne vend te blerjes se 2 kamioneve per 260 mije, kemi modifikuar 4 egzistues per 32 mije euro dhe tani do te bejme fushaten per aktivizimin e tyre.

Sigurisht se bllokuesit do te mundohen me menyra tjera ta mbajne qytetin tone te papaster, por qyteti do te pastrohet teresisht.