Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

E publikuar: 27/11/2020 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptuar që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njëjta ose më të larta se para dy jave.

Ahmeti tha se ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt.

“Duhet të zgjidhet rruga që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar. Gjysëm – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurtë. Dora gjysmë e hekurtë pa kurrfarë dore të ndihmës zvogëlon besimin në institucione. Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurrfarë obligimi ndaj tyre”, ka shkruar ai nw Facebook.