Ahmeti publikon Listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës

E publikuar: 31/08/2017 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili njëherësh është bartës i listës kandiduese për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka publikuar edhe emrat e të gjithë atyre që do të kandidojnë si pjesë e kësja liste të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti ka theksuar se fryma e fitores së Vetëvendosjes po ndihet gjithandej, transmeton Indeksonline.

Ahmeti është shprehur I nderuar që në këtë garë hy me një listë të jashtëzakonshme të aktivistëve, profesionistëve e punëtorëve.

Lista në fjalë ka gjithsej 56 emra, përderisa si kundërkandidat të komunës së Prishtinës, Ahemti ka Arban Abrashin dhe Arbër Vllahiun.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar bashkqytetarë të Prishtinës Të nderuar miq, bashkëpunëtorë.

Fryma e fitores së Lëvizjes po ndihet gjithandej. Pas fitores së vitit 2013 në Prishtinë, 11 qershori ishte edhe një vlerësim i aktivizmit, punës dhe përkushtimit për një Kosovë më të mirë.

Fitorja e 11 qershorit tani ka nevojë të vuloset me fitoret gjithandej Kosovës me 22 Tetor. Në Prishtinë vota për Vetëvendosjen në Kuvendin Komunal është po aq e rëndësishme sa edhe vota për Kryetarin e Komunës. Nga përvoja e viteve të fundit duhet rëndësia e Kuvendit.

Prandaj, kam nderin që para jush të prezantoj Listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE për Kuvendin Komunal Prishtinë. Jam i lumtur që në këtë garë hyjmë me një listë të jashtëzakonshme të aktivistëve, profesionistëve, e punëtorëve.

Gjatë javëve në vijim do të keni mundësinë që të bisedoni me secilin prej tyre personalisht për të kuptuar plant, gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për ta ngritur Prishtinën në shkallët e zhvillimit edhe më tutje.

Na priftë e mbara së bashku!!! #mezemër

1. Shpend A. Ahmeti 2. Arben Vitia 3. Vjosa Hamiti Krasniqi 4. Genc Bashota 5. Drilon Pireva 6. Nora Kelmendi 7. Egzon Azemi 8. Naim Hoxha 9. Nazlie Bala 10. Nol Nushi 11. Genc Sherifi 12. Visare Gorani Gashi 13. Berat Lahu 14. Shpend Venhari 15. Teuta Krasniqi 16. Eman Rrahmani 17. Milot Podvorica 18. Valbona Petrovci 19. Fatban Bunjaku 20. Faton Mikullovci 21. Vala Peshku 22. Mirsad Vitia 23. Bashkim Beha 24. Mimoza F Sylejmani 25. Yll Rugova 26. Polinik Berisha 27. Valbona Kastrati 28. Lulzim Pirraku 29. Ermal Osmani 30. Leonora Shabani Bajraktari 31. Besnik Mujeci 32. Fahri Sheqiri 33. Violetë Kika 34. Fikreta Kandic 35. Arbër Vokrri 36. Agnesa Rexha 37. Betim Abdullahu 38. Besëmir Krasniqi 39. Vjollca Salihu-Jashari 40. Arben Asllani 41. Nazmi Berisha 42. Diellza Begolli 43. Mehmet Kastrati 44. Qendrim Sahiti 45. Teuta Govori 46. Mahmut Koskoviku 47. Sylejman Pireva 48. Mevlude Zhushi-Aliu 49. Bislim Shala 50. Ilmi Reçica 51. Arbnora Berisha 52. Veron Hasani 53. Halit Zeneli 54. Rahime Osmani 55. Arber Limani 56. Adrian Berisha – Gamble