Ahmeti i përgjigjet Hamitit: Raportimi është javën tjetër, konstatimet e shkeljeve i ka bërë Bajram Gecaj

E publikuar: 29/03/2016 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me deklaratën e asamblistit nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po i ik raportimit në kuvend komunal për arsye se ka dështuar në inkasimin e të hyrave ka reaguar ky i fundit.

Ahmeti ka thënë për Indeksonline se raportimin do e bëjë në javën tjetër, por Hamiti nuk dinë çfarë të bëjë.

“Raportimi është javën tjetër, ne e kemi nda mbledhjen në dy pjesë por ky nuk dinë çka të bënë” , ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti shpjegon se cilat kanë qenë mungesat në të hyra duke thënë se konstatimin e këtyre shkeljeve e ka bërë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

“Mungesa në të hyra kanë qenë: 1. Mospagesa e shpronësimit të tokës së Prishtinës nga qeveria,

2. Bllokimi i ndërmarrjes Prishtina Parking dhe 3. Vendosja e rregullit në urbanizëm. Pra nuk është mungesa e 10 milionë eurove dhe konstatimet e shkeljeve i ka bërë Bajram Gecaj”, ka thënë kryetari i Prishtinës për Indeksonline.