Ahmeti për Kodin Telefonik: Tmerr çfarë përfaqësimi!

E publikuar: 13/11/2016 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshjen e arritur për Kodin Telefonik të Kosovës, e ka komentuar edhe i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai konsideron se me këtë marrëveshje thirrjet telefonike në mes të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë do tw trajtohen si lokale.

Sipas Ahmetit Serbia do ti ruaj asetet e veta në Kosovë e po ashtu do të ketë licencw për operatorë serb brenda Kosovës. Ahmeti e ka quajtur tmerr përfaqsimin e Kosovës në këtë marrëveshje.

“E për këto favore Serbia do ti lejojë Kosoves ta ketë kodin telefonik.

Pra ata e lejojnë. Tmerr çfarë përfaqësimi!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës në fund të reagimit