Ahmeti: Nuk lejojmë kthimin e Prishtinës në 2013-ën

E publikuar: 27/10/2017 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk do të lejojnë kthim prapa të kryeqytetit, duke aluduar kështu në kthim të qeverisjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Arban Abrashin, njofton Klan Kosova.

“Ka njerëz të ri në moshë, por mendësinë politike e kanë të vjetruar. Sa i përket rezultatit tonë nuk ka hapësirë as për t’u gëzuar, as për t’u dëshpëruar, por nuk lejojmë kthimin e Prishtinës në 2013-ën”, ka thënë Ahmeti në një emision në RTV Dukagjini, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se shumica e asamblistëve të LDK-së që kanë fituar vende në zgjedhjet e fundit janë të njëjtit që kanë qenë edhe më parë.