Ahmeti: Nuk është e definuar as qeveri teknike, as kalimtare

E publikuar: 04/06/2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për RTV 21 ka thënë se nuk është e definuar as qeveri teknike, as kalimtare.

“Nuk është e definuar as qeveri teknike, as kalimatre, por aty është thënë se këtë marrëveshje institucionet duhet ta respektojnë dhe marrin përgjegjësi. Askush nuk e paragjykon se si do të jetë fundi. Fillimi është shumë i qartë, dhe të gjitha palët obligohei ta zbatojmë atë marrëveshje. Ne kemi edhe një marrëveshje që mos ta publikojmë Marrëveshjen e plotë që e kemi arritur”, tha Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se përgjimet kanë dëmtuar imazhin e shtetit.