Ahmeti nga Komuna po sheh lëvizje në sallën alternative të Kuvendit

E publikuar: 12/02/2016 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ka disa ditë që po sheh të kryhen punime në katin e fundit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Teksa supozon se ajo është salla alternative ku pozita ka mbajtur disa seanca radhazi, Ahmeti ka pyetur nëse këto përgatitje po bëhen për ta zgjedhur Thaçin president pa prezencën e opozitës.

“Qe disa ditë nga zyra po shoh punime në katin e fundit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku po supozoj se është salla alternative apo bufeja e Kuvendit. A po përgatitet tentim zgjedhja e Thaçit pa prezencën e opozitës në bufenë e Kuvendit?”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Koha.net.

Zyrat e Ahmetit në Komunë me ato të Kuvendit të Kosovës i ndajnë vetëm sheshi që tash mban emrin e Adem Jasharit.