Ahmeti nesër pret në takim Haradinajn

E publikuar: 02/07/2019 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nesër pritet të zhvillojnë takimin e tyre të paralajmëruar ditë më parë.

Takimi mes Ahmetit dhe Haradinajt, do të mbahet nesër në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj kishin planifikuar një takim për 28 qershor, ku parashihej të nënshkruhej Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Por ky takim ishte shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe Shpend Ahmetit.