Ahmeti: Ne nuk ishim kundër, FFK ishte që ndeshja të zhvillohej në Prishtinë

E publikuar: 19/05/2018 02:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emision ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

I deleguari nga FFK, Arianit Ahmeti, ka hedhur poshtë fjalët që federata ishte kundër që ndeshja Prishtina–Drita të zhvillohej në kryeqytet.

“Nuk e di që ndonjë ndeshje është zhvilluar në qiri dhe pa ujë në Superligë. Ne nuk e kemi këtë informatë. Nuk kemi as kërkesë nga Shpend Ahmeti që kjo ndeshje të zhvillohej. Ne nuk jemi organ që e lejon apo nuk e lejon ndeshjen të zhvillohet. Ne e shikojmë vetëm në aspektin sportiv, a janë vijat a janë portat, kaq”.

“Në mbledhje kam qenë unë. Pika dy ka qenë e Prishtinës, që ka insistuar, për raportimet e gjendjes së stadiumit”.

“Unë kam thënë decidivisht. FFK është që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë. Pasi ne kemi qenë në penallti, shkaku i opinionit dhe publikimeve”.

“Ne nuk jemi kundër askujt. Ne kemi bërë kërkesë që Prishtina dhe Drita ndeshjet e korrikut eliminatore për Evropë t’i zhvillojë në këtë stadium”.

“Askush në Federatë nuk është kundër klubit”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/