Ahmeti: Kujt i keni borxh o koalicion qeveritar?

E publikuar: 11/01/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj Kuvendit të Kosovës për dështimin e kalimit të rezolutës për lirimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se inati i pozitës ndaj opozitës është më i madh se sa solidarizimit me një udhëheqës të luftës së UÇK-së.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Ahmetit:

9 orë debat pa rezolutë që kerkon lirimin e Ramush Haradinaj.

Go home government, you are drunk!

Kujt i keni borxh o koalicion qeveritar? Serbise?

Nuk mundet inati ndaj opozitës me qenë më i madh se solidarizimi me një udhehëqes të luftës së UÇK së.