Ahmeti: Komisioni Evropian aprovoi kërkesën për një çerdhe të re

E publikuar: 02/03/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kyetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka treguar se Komisioni Evropian ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës, për t’u ndërtuar edhe një çerdhe.

Këtë herë, çerdhja do të ndërtohet në Lagjen Kalabria në Prishtinë.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

“Edhe një lajm i mirë sot na vjen nga Komisioni Evropian që e kanë aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një çerdheje të re në Lagjen Kalabria.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm dhe implementimit të Çerdhes së re në Arbëri falenderojmë BE për këtë ndihmë si pjesë e IPA fondeve”.