Ahmeti kërkoi nga Kosova ta ndal grupin e Kumanovës`

E publikuar: 26/05/2015 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ende nuk janë sqaruar një pjesë e madhe e rrethanave të incidentit të fundit në Kumanovë, ku mbetën të vrarë një numër i kosovarëve që ishin pjesë e luftimeve atje.

Express merr vesh se kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti kishte kuptuar paraprakisht për planin e grupit kosovar për sulme në Kumanovë dhe i kishte paralajmëruar edhe institucionet e Kosovës.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta Express, Ahmeti kishte kërkuar nga institucionet kosovare të mos e lejonin këtë grup të dalë në Maqedoni, pra ta ndalonin atë.

Duket që kërkesa dhe paralajmërimi i tij nuk është marrë parasysh nga institucionet kosovare, gjë që çoi deri në realizimin e incidentit ku pësuan shumë shtetas kosovarë dhe familje të Kumanovës.