Ahmeti – Islamit: I quajte debila, tash u emërove kryetar

E publikuar: 25/01/2017 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ryetari i Prishtinëës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas emërimit të akademikut Hivzi Islami në krye të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës.

“Qeveria pati nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi. Opozita dhe ekspertët e kundërshtuan duke e quajtur falje të teritorrit, përfshi këtu edhe ekspertë deputetë të pozitës”,transmeton Klan Kosova

“Një profesor i quajti këta ekspertë (kundërshtar të verzionit të tanishëm të demarkacionit) debila e imbecila, edhe pse i ka pas studentë, dhe e mbron qeverinë pa kusht. I njejti profesor emërohet kryetar i komisionit qeveritar për matjen e teritorrit”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në një postim në llogarinë e tij ën facebook.