Ahmeti: Grupi i Kumanovës kërkoi që të dorëzoheshin (Video)

E publikuar: 26/05/2016 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se për të ende mbeten enigmatike shumë detaje nga rasti i Kumanovës. Thotë se vetë grupi kërkoi që të dorëzoheshin, derisa thekson se gjërat kanë mundur të shkonin edhe më keq dhe nga aty të mos dilte i gjallë askush.

 “Sigurisht ka mundur të ndodhë më keq dhe të mos dalë i gjallë kerkush prej aty sepse deri në orën 10 ishin vrarë 3 policë dhe gjërat tanimë kishin shkuar shumë larg. Përpjekjet bëheshin se si të ndërpritet zjarri dhe të marrin një vendim ata që ishin brenda. Por vendimi duhej të ishte i tyre. Ata kërkuan që të dorëzohen dhe në këtë vëzhgim situate ka qenë OSBE që e ka vëzhguar nga afër procesin e dorëzimit. Më vjen keq për ata që kanë humbur jetën, por edhe për ata që janë në burgje, por më mirë se ata që janë në burgje mund ta thonë të vërtetën, nuk mundet askush tjetër”, tha Ali Ahmeti për emisionin “Jeta në Kosovë në televizionin publik.