Ahmeti: Dhuna nuk është në interes të shqiptarëve

E publikuar: 14/05/2015 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ritheksuar edhe njëherë se dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt. Ai kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet.

Ahmeti i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësuesin Special të OSBE për Ballkanin Perëndimor, Ambasasorin Gerard Stoudman si dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e Komuniteteve, Zonjën Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.
Ndërsa nga ana tjetër OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes./KosovaPress/