Ahmet Kandemir braktis Prishtinën për Yesilgiresun Belediyespor

E publikuar: 29/12/2017 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdojnë largimet prej skuadrës kampione të basketbollit, Prishtinës.

Largimi i radhë është trajneri i deritashëm i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir.

Ky i fundit është zyrtarizuar si trajner i ri i ekipit të Superligës turke në basketboll, Yesilgiresun.

Në faqen zyrtare të ekipit, i është uruar mirëseardhje trajnerit 47 vjeç me përvojë, ndërsa është bërë e ditur se ai do t’ia nis punës menjëherë dhe ndeshja e parë e tij do të jetë të dielën, më 31 dhjetor ndaj Trabzonsporit.

Yesilgiresun Belediyespor nga 12 xhirot e para në Superligën turke ka bilanc 4-8 dhe gjendet në pozitën e 12 nga 16 ekipe sa garojnë në elitë, ndërsa rivali i radhës Trabzonspor 3-9. /borozani/