ahjaga: Kosova e përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese

E publikuar: 31/08/2015 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që Ambasadorja LaRocque ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të shtetit mik të Kanadasë.

Jahjaga vlerësoi si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror me theks në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese, si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja LaRocque shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Presidentes Jahjaga, duke vlerësuar progresin që Kosova dhe qytetarët e saj kanë bërë në ndërtimin e paqes. Ajo tha se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën./Kosovapress/