Aguirre: Salah të largohet nga Liverpooli nëse nuk fiton trofe

E publikuar: 22/11/2018 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përzgjedhësi i Egjiptit, Javier Aguirre, beson se ylli i tij mund të largohet nga Liverpool.

Salah ka pasur sukses personal te Liverpooli duke shkëlqyer me performancat e tij.

Aguirre beson se ai duhet ndoshta të kalojë në një ekip edhe më të mirë që të fitoj trofe.

“Mund të jetë më mirë për të që të kalojë në ndonjë klu më të madh nëse Liverpooli nuk fiton titullin”, citohet të ketë thënë tekniku për ESPN.

Tifozët e Liverpoolit nuk do të jenë të kënaqur pas këtyre pohimeve të përzgjedhësit të Egjiptit.

Salah ka qenë krucial për Liverpoolin që prej se u transferua nga Serie A.

Por, ai arriti që të kalojë deri në finale të Ligës së Kampionëve, por nuk arriti asgjë më tepër pasi u mposht nga Real Madridi dhe këtë sezon ka shpresë në Anfield që t’i jepet fund ecurisë negative prej 30 viteve pa titull. /Telegrafi/