Aguero ndihet më i përgatitur pas operacionit

E publikuar: 23/11/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Aguero ndjen se operimi i tij në gju i ka thënë një shtytje në përgatitjen fizike.

Aguero që është rekord golashënuesi i Cityt nuk është dikur gjithmoën se ka pasur raporte të mira me Guardiolan.

Por, sulmuesi ka startuar në 12 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon.

“Krejt ishte shkaku i problemeve të mia në gju. Unë kam vuajtur për një kohë të gjatë dhe kam pasur shumë trajtime mjekësore me fizioterapeutin e klubit”.

“Unë kam pasur disa probleme në fund të sezonit të kaluar, e pas Botërorit ju nënshtrova operimit”.

“Fatmirësisht po bëj mirë dhe Pep është i kënaqur. Unë tentoj t’i bëj gjërat mirë dhe t’i ndihmoj ekipit”, u shpreh Aguero.

City udhëton te West Hami të shtunën. /Telegrafi/