Agron Mustafa: Paga mesatare në PTK është 1000 euro (Video)

E publikuar: 06/04/2017 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për të hyrat e kësaj kompanie dhe shpenzimet që ajo ka, duke i krahasuar me vitet e mëparshme.

Ai ka treguar se sa ishin të hyrat vite më parë dhe sa kanë rënë ato, sipas përllogaritjeve e vitit të kaluar.

Drejtori i Telekomit ka treguar se sa është numri i tërësishëm i të punësuarve në Telekom dhe sa është paga mesatare në këtë kompani.

Mustafa, ndër të tjera, ka thënë se Telekomit do t’i mjaftonin vetëm një e treta e numrit të punëtorëve që ka ajo momentalisht.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Drejtorit të PTK’së./Express