Agolli fantastik në barazimin e Qarabagut ndaj Atleticos (Foto)

E publikuar: 18/10/2017 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madridi befasoi të gjithë me barazimin pa gola ndaj Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët ishin më të mirë, por nuk arritën të tregoheshin konkret para portës kundërshtare.

Në këtë takim nga minua e parë luajti mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli.

35-vjeçari ishte një nga më të mirët në takim, duke u treguar vendimtar që skuadra e tij mos të pranojë asnjë gol.

Më i mirë se Agolli ishte vetëm portieri Ibrahmim Sehic. Për mysafirët më i miri ishte mbrojtësi Felipe Luis, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve.

Agolli u vlerësua me notën 7.5