Agnesa Vuthaj me stil të ri të flokëve (Foto)

E publikuar: 17/12/2017 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agnesa Vuthaj është një ndër modelet të famshme shqiptare.

Megjithëse ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të modës, bukuroshja mbetet temë e mediave rozë.

Ish-Miss Kosova për të qëndruar sa më afër publikut është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se ka ndryshuar stilin e flokëve.

Deri më sot nuk e kemi parë bukuroshen istogase me flokët ngjyrë të bardhë të kombinuara me hiri.

Bukuroshja ka realizuar edhe një set fotografik me Fioralba Kryemadhin.

Mbetet të shihet nëse do ta shohim vitin e ardhshëm Agnesën në projekte të reja të modës.