AGK: Të gjithë punëtorët medialë gjithsesi të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

31.03.2020 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AGK: Të gjithë punëtorët medialë gjithsesi të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh me shqetësim të madh mospërfshirjen punonjësve medial në Pakon Emergjente Fiskale, të miratuar nga Qeveria në detyrë.

Përmes një komunikate për media AGK thotë, se përballë një pandemie globale, vlerësojmë se punonjësit medial duhet të mbështeten nga shteti, pasi gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, janë pothuajse në vijën e parë të frontit në këtë betejë.

Prandaj, AGK kërkon nga Qeveria në detyrë të marrë masa urgjente për të lehtësuar punën e kolegëve tanë në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe mendojmë se këto masa mund të shkojnë në dy drejtime. Të alokohen fonde për çdo gazetar, kameraman, fotoreporter dhe punonjës tjetër medial në vlerë të pagës minimale, dhe mediet apo kompanitë mediatike të lirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Кërkojmë që parakushti kryesor për përdorimin e përfitimeve të jetë moslargimi i gazetarëve dhe punonjësve tjerë medial nga puna, përderisa zgjasin këto masa.

Në vendet e rajonit, Maqedonia ka aprovuar pagën minimale nga shteti (afro 250 euro) përveç pagës tjetër për gazetarët dhe punonjësit medial, ndërkaq të gjitha mediet janë liruar nga pagesa e taksave për mediet për muajin prill dhe maj. Në anën tjetër, Mali i Zi do të sigurojë ndihmë financiare në vlerë prej afro 265 mijë euro për median malazeze.

AGK, që nga 28 marsi, ka provuar të kontaktoj me zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të pyetur se si është paraparë çështja e gazetarëve dhe punonjësve medial në Kosovë, por ende nuk kemi pranuar asnjë përgjigje.

AGK është në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e kolegëve tanë. Po ashtu AGK apelon tek pronarët e medieve që të tregojnë korrektësi në trajtimin e kolegëve tanë, ndërkaq u bënë thirrje gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve që ta lajmërojnë në AGK çdo padrejtësi që mund të iu bëhet atyre.

Nëse fillojnë të mbyllen dritaret informative, pasojat do t’i vuajnë qytetarët. Mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shumë i dëmshëm në kohë krize.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

VV konferencë për media në ora 17:00

VV konferencë për media në ora 17:00

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore,  mblidhet sërish sot në orën 17:00

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore, mblidhet sërish sot në orën 17:00

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti

E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave,  raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave, raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN