AGK ngushëllon për vdekjen e gazetares Ardita Sylejmani Bllaca

E publikuar: 19/09/2019 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani Bllaca.

“Kjo vdekje e papritur ka tronditur shumë njerëz, jo vetëm ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që e njohën vetëm nga ekrani”.

Sylejmani Bllaca së fundmi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës. Për vite me radhë shërbeu me korrektësi dhe pasionin e një gazetareje model dhe me ambicie, andaj edhe do të lë gjurmë të përhershme në fushën e gazetarisë.

Vdekja e gazetares Sylejmani Bllaca, e cila la pas vetes 3 fëmijë, ka ardhur si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes. Në emër të AGK-së dhe komunitetit të gazetarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës.